Insajderi
Lajme

Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës

Insajderi
01 November 2024 - 11:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi është dorëzuar në stacionin policor në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit,  të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark