×
  • Showbiz
  • Show

    Stresi i reagon ashpër Sarës: La një djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në Big Brother

    Insajderi
    13 February 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stresi ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e banores së Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni.

    Ai u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me reperin Bardhi.

    Reperi i njohur duket të jetë irrituar pas bisedës së Sarës me Erjolën, ku po fliste për të dhe që tregoi se mban një kryq të tij.

    Postimi i plotë i Stresit

    “Le një super djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në Big Brother dhe pastaj flet në oborr me Erjolën që i mban kryqin që i ka dhuru dhe shpreson që ai të fitoi sot në ‘boks’..puthet dhe e kërkon llogari Bardhecit thu se ka tre vite me të, çdo gjë vetëm e vetëm për famë dhe për të vazhduar të rri në Big Brother.

    Të humbësh udhën dhe të tejkalosh limitet e tua personale për famë kjo është për të ardhur keq!

    Ps:megjithëse forca zakonit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark