Reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, i cili po kërkohet ende nga autoritetet në Kosovë, ka publikuar së fundmi një video në Instagram.
Stresi krahas kësaj videoje të shkurtër në ‘InstaStory’ i bashkëngjiti edhe një mesazh.
“Më mungoni të gjithë, por rikthehem së shpejti”, shkroi reperi në postimin e tij në llogarinë zyrtare
Nuk dihet se për çfarë gjegjësisht foli Stresi, megjithatë postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.
Stresi është ende në kërkim nga autoritetet në Kosovë për sherrin në Pejë, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe kolegu i tij Noizy