×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stuart Peach: Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit s’duhet të shihet si koncesion ose kërcënim

    Insajderi
    18 January 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pres të shohë marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, tha emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili po qëndron në Beograd në vizitë zyrtare, raporton Insajderi.

    Në një intervistë për median serbe “Kurir”, Peach tha se marrëveshja finale duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë, një marrëveshje e cila duhet të sjell përfitime për palët si dhe për rajonin si tërësi.

    “U mbetet liderëve të Kosovës dhe Serbisë të pajtohen mbi formatin dhe përmbajtjen e saktë të asaj marrëveshje”, tha Stuart Peach.

    “Jam optimist” tha emisari britanik pyetur nëse çështjet mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen brenda këtij viti, “sepse ku ka vullnet ka edhe mënyra”.

    “Guximi dhe vullneti politik duhet të çojë në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve. Fuqishëm besoj se kjo është në interesin afatgjatë të popujve dhe komuniteteve në Kosovë dhe Serbi”.

    “Hapt para mbi çështje individuale gjatë viteve të kaluara që mund të ketë progres. Negcoiatorët e të dyja palëve qartësisht u duhet kohë dhe hapësirë që të ecin përmes të gjitha hollësive, por procesi është i vazhdueshëm qe disa vite dhe askush nuk përfiton nga vonesat”, u shpreh emisari.

    Peach u pyet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, përçka tha se ajo edhe Kosova edhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e tyre të ndërmarra në kuadër të dialogut.

    “Asociacioni është një nga këto elemente, por nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjeve tjera. Se si do të duket ky Asociacion kur të themelohet është çështje për palët dialoguese”, përcjell Insajderi.

    “Palët nuk duhet që implementimin e marrëveshjeve ta shoh si koncesion ose kërcënim për pozicionin e vet, por si një pjesëmarrje konstruktive dhe e përgjegjshme në dialog”, tha emisari britanik.

    Pyetur gjithashtu se a mbështet planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve, ai tha se “nuk mund të komentojë detajet e një dokumenti ende të papublikuar” por se Mbretëria e Bashkuar mbështetë çfarë propozimi konstruktiv që çon afër një marrëveshje.

    “Gjatë dhjetë viteve të fundit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht sfidave dhe frustrimeve, ka pasur përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    “Prioriteti duhet të jetë arritja në një pozicion ku koha dhe burimet mund të përqendrohen në bashkëpunim dhe në arritjen e përmirësimeve reale në jetën e qytetarëve të zakonshëm dhe zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme. Ne duhet të largohemi nga fjalët dhe veprimet që nxisin ndarjen dhe mosbesimin midis fqinjëve”, tha Stuart Peach./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark