×
  • Lajme
  • Insajderi

    Studentët e UP-së “ia zënë derën” Rektoratit, bllokojnë hyrjen për këtë arsye

    Insajderi
    24 June 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot po qëndrojnë përpara ndërtesës së Rektoratit të UP-së, duke bllokuar hyrjen.


    Kjo “qëndresë” e tyre po bëhet në mënyrë që senatorët e rinj të UP-së, të mos lejohen brenda ndërtesës së Rektoratit, për të marrë pjesë në Mbledhjen e Senatit, ku pritet të votohet Këshilli i ri Drejtues.

    Ndërkaq, protesta e studentëve po bëhet për shkak të një parregullsie, ku sipas Parlamentit Studentor, U.D. i Sekretarit të Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi, ka shkelur rregullohen e Statutit të UP-së, duke ndërprerë “dhunshëm” mandatet e ligjshme të senatorëve aktual, të cilët kanë mandat deri më 30 shtator 2022.

    Senatori i UP-së, Arbër Gecaj tha për Insajderin se atyre po iu shkelen të drejtat e tyre.


    “Qëllimi i bllokimit të Rektoratit të UP-së, është që të pamundësohet mbajtja e Mbledhjes së Senatit, ku do të votohet këshilli i ri drejtues, për shkak se ne jemi shtatë senatorë të cilët kemi mandat deri më 1 tetor, kurse kundër Statutit të UP-së po tentojnë që të na largojnë mandatin, të na cungojnë mandatin dhe të votojnë shtatë senatorë të rinj”, u shpreh ai.

    Sikurse studentët e rinj senatorë, as profesorët senatorë nuk po lejohen të hyjnë në ndërtesën e Rektoratit, derisa pritet që studentët të vazhdojnë të qëndrojnë para hyrjes së rektoratit derisa të dështojë mbledhja e Senatit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark