×
Show / Fashion

Studim: Vaksinat e fruthit nuk e rrisin rrezikun e autizmit

Insajderi
12 March 2019 - 18:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një studim 10-vjeçar që ka përfshirë mbi gjysmë milioni fëmijë ka zbuluar se vaksinat e fruthit nuk e rrisin rrezikun e autizmit – gjë e cila e forcon qëndrimin aktual të komunitetit mjekësor.

Ky studim është financuar nga ‘Novo Nordisk’, prodhues i insulinës dhe nga Ministria Daneze e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi. Hulumtuesit nga Danimarka kanë analizuar regjistrin danez të popullsisë prej 657,461 fëmijëve, disa prej të cilëve kishin qenë të vaksinuar, e disa jo.

Pas një dekade, vetëm 6,517 prej tyre ishin diagnostikuar me autizëm. Ata nuk kishin vërejtur ndonjë rritje të rrezikut të autizmit te fëmijët që ishin vaksinuar.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se djemtë janë deri në katërfish më të prirë të diagnostikohen me autizëm sesa vajzat.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Annals of Internal Medicine”. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark