×
Show

Studimi i ri rreth gjumit: Femrat flenë më shumë se meshkujt

Insajderi
07 May 2016 - 10:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një hulumtim i ri ka gjetur se holandezët bëjnë mesatarisht një orë gjumë më shumë se sa njerëzit në Japoni apo Singapor.

Studimi që u publikuar në ‘Science Advances’, po ashtu gjeti se në mesatare, femrat flenë më shumë se meshkujt.

Të dhënat janë mbledhur nga një aplikacion i përdorur nga njerëz të ndryshëm në mbarë botën, të cilët kanë llogaritur sa orë shpenzojnë në gjumë gjatë ditës, njofton BBC.

Studimi gjeti se njerëzit në Japoni dhe Singapor bëjnë mesatarisht shtatë ore e 24 minuta gjumë, ndërsa holandezët flenë tetë orë e 12 minuta.

Njerëzit në Britani të Madhe flenë diçka më pak se tetë orë ne mesatare, që është më pak se në Francë.

Profesor Danilel Forfer, një prej hulumtuesve në këtë projekt, ka thënë se shoqëritë e sotme dëshirojnë të qëndrojmë më shumë në orët e vota, ndërsa ora biologjike e trupit tonë dëshiron që ne të zgjohemi më herët.

Studimi ka gjetur po ashtu se femrat flenë më shumë se meshkujt.  Kjo vlen sidomos për femrat në moshën 30 deri në 60 vjeçare./Insajderi.com

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark