Insajderi
Lajme

Stuhia në Pejë- Rrëzohen disa shtylla elektrike dhe lisa, drejtori i emergjencave tregon gjendjen aktuale

Insajderi
21 November 2024 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stuhia në Pejë- Rrëzohen disa shtylla elektrike dhe lisa, drejtori i emergjencave tregon gjendjen aktuale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stuhia që përfshiu qytetin e Pejës mbrëmjen e kaluar shkaktoi dëme të vogla, kryesisht në qendrën e qytetit.

Sipas drejtorit për Emergjenca në Pejë Gëzim Gashi, disa shtylla elektrike dhe lisa janë rrëzuar, por nuk ka raportime për dëme më të mëdha apo ankesa nga qytetarët deri tani.

Foto: Peja në Fokus

“Kemi pasur disa dëme të vogla, disa shtylla elektrike janë rrëzuar por edhe disa lisa. Diçka tjetër për momentin të konfirmuar nuk kemi. Ende nuk kemi as ankesa nga qytetarët në drejtim të drejtorisë që kanë pasur ndonjë dëmtim nga era, pak a shumë qyteti është më i goditur”, tha Gëzim Gashi, drejtor i Drejtorisë për Emergjenca në Pejë për Telegrafin, lidhur me situatën.

Drejtoria për Emergjenca të Komunës së Pejës janë në monitorim të situatës dhe të gatshëm të ndërhyjnë për të adresuar çdo rast të raportuar nga qytetarët. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark