×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’u bë kiameti”, deklarohet kryetari i Shtimës pasi Qeveria i ndau më shumë para

    Insajderi
    12 December 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka favorizuar komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, sa i përket investimeve kapitale nga niveli qendror në komuna në vitin 2024, sipas një analize të Institutit GAP. Gjilani, Shtimja, Kamenica e Podujeva, janë në krye të listës sa i përket vlerës së investimeve të reja kapitale.

    Por, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se “nuk është bë nami” që në shpërndarjen e fondeve për investime kapitale, Qeveria i ndau më shumë para kësaj komuna, sesa shumicës së komunave tjera.

    “Nëse Komunës së Shtimes iu kanë financuar një ose dy projekte konkrete nga Qeveria, nuk është bë nami. Sepse ju e dini që Komuna e Shtimes është nga komunat më pak të zhvilluara në gjithë Republikën e Kosovës. Sidomos në raport me komunat fqinje, Ferizajn, Lipjanin, Suharekën, ne kemi ngelë mbrapa me zhvillim.Në emër të parazisë, jo 2 milionë, por ndoshta edhe 10 milionë me ia dhënë Shtimes më shumë nuk është mjaftueshëm sepse derisa qytetet tjera kanë shfrytëzuar përkatësinë politike për me bë edhe autostrada me katër korsi në mes të qytetit, ne kemi akoma rrugë dhe rrugica në mes të qytetit ku qytetarët detyrohet me ecë nëpër baltë”, tha Aliu për T7,

    Aliu tha se motoja e Qeverisë është barazia, dhe se në emër të kësaj, “Shtimja meriton vëmendje pak më të shtuar për shkak të nivelit të saj zhvillimor”.

    “Nuk është kijameti që Shtimja e ka një projekt më shumë”, tha ai.

    Shtimja tha se presin implementimin e projekteve të propozuara nga kjo komunë që kjo komunë të avansojë “si komunat e tjera përreth”.

    “Nuk ka nevojë për xhelozi”, tha ai, duke shtuar se disa kryetarë komunash po merren me “agjenda të politikave qendrore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark