Sipas zërave të fundit, ka shumë mundësi që uruguajani të kalojë te Inter Miami, ku do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e tij Lionel Messi, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Trajneri i Gremios, Renato Gaucho, ka konfirmuar se sulmuesi i skuadrës së tij, uruguajani Luis Suarez i ka kaluar ditët e fundit në klub.
Ish-sulmuesi i Barcelonës luajti 42 ndeshje për skuadrën braziliane, duke shënuar 18 gola, nga të cilët i fundit erdhi pak më shumë se 24 orë më pare, në një ndeshje me Internacionalin, të cilën Gremio e humbi 2-3.
Suarez do të mbushë 37 vjeç në janar, por nuk ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij. Sipas zërave të fundit, ka shumë mundësi që ai të kalojë te Inter Miami, ku do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e tij Lionel Messi, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.