×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Suedia në NATO, Kurti: Mezi presim t’i mirëpresim ushtarët suedezë në Kosovë

    Insajderi
    07 March 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Suedia është tashmë zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kësaj duke uruar Suedinë për anëtarësim në NATO.

    Më tutje, Kurti tha se mezi presin që ushtarët suedezë të vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR’it.

    “Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark