Ky bashkëpunim përtej ndihmës së drejtpërdrejt financiare, synon që të rrisë rolin e Innovation Centre Kosovo, ofron bazën e sigurimit të një buxheti prej 7 Milion Eurove për katër vitet e ardhshme, dhe fuqizon rolin e ICK-së si një platformë integruese dhe të qëndrueshme edhe për nismat tjera.
“Jemi të entuziazmuar për vazhdimin e partneritetit me Qeverinë Suedeze përmes Ambasadës së Suedisë dhe SIDA, pasiqë me këtë mbështetje sigurohemi që misioni fisnik i ICK-së dhe puna e palodhshme e gjithë komunitetit do të vazhdojë edhe për katër vite, tashmë duke synuar që të fuqizojmë ekosistemin e ndërmarrësisë ne vend, dhe njëkohësisht të pozicionohemi si lider rajonal për inovacion, teknologji dhe ndëmarrësi” u shpresh z. Begu pas nënshkrimit të marrëveshjes.
ICK 2.0 tashmë ka në fokus krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për biznese startup dhe inovacion duke ofruar shërbime dhe hapësira të nevojshme, qasje në financa, asistencë në aspekt legjislativ, si dhe promovim të sektorit brenda dhe jasht Kosovës. ICK poashtu fokusohet në përkrahjen e promotorëve te inovacionit, duke u fokusuar tek bizneset startup, inovacionin korporativ dhe qeveritar, dhe punon aktivisht në fuqizimin e rolit të studentëve, të të rinjve, femrave/grave në veçanti, si dhe angazhimin e drejtperdrejt të diasporës dhe partnerëve ndërkombëtar.
“Suedia është një ndër partnerët kryesor të Kosovës dhe esenca e mbështetjes lidhet me ndryshimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo është faza e dytë e përkrahjes bazë për ICK-në, e bazuar në besim të ndërjelltë dhe ndikim afatgjatë në komunitet”, tha znj. Pourghazian.
TIK mbetet sektor pritoritar në fushëveprimin e ICK-së, ndërsa gjatë katër viteve të arrdhshme do të ketë në fokus edhe inovacionin e qëndrueshëm, ndërmarrësinë sociale, laboratorët e teknologjisë si dhe inovacionin qeveritar.
Gjatë afërsisht shtatë viteve të funksionimit, ICK ka mbështetur 230 biznese startup nëpërmjet programit të inkubatorit, ka pajisur me shkathtëse digjitale mbi 3,000 të rinj, ka ndarë mbi 500,000 Euro grante për biznese, ka krijuar mbi 2,500 vende të reja të punës si dhe ka organizuar mbi 450 evente me qëllim të promovimit të inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësisë. Komuniteti i ICK-së ka fituar mbi 30 çmime globale, investime direkte, ndërsa kanë lansuar mbi 450 produkte dhe shërbime inovative për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Që nga viti 2012, afër 300,000 njerëz e kanë vizituar qendrën në Prishtinë.
Përveq Ambasadës së Suedisë komuniteti i ICK-së mbështetet edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, GIZ nëpërmjet programit CETEP, Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Zyra e BE-së në Kosovë dhe European Fund for Southeast Europe (EFSE)