Insajderi
Lajme

Suharekë| Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF, policia: Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

Insajderi
08 May 2026 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Suharekë| Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF, policia: Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 08:20, në Emergjencën e QKMF-së në Suharekë, një person është sjellë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person mashkull, rreth 52 vjeç, është sjellë pa shenja jete. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e Policisë Rajonale të Prizrenit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark