×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Suksesi historik i aeroplanit që fluturoi rreth botës pa shpenzuar asnjë litër kerozinë

    Insajderi
    26 July 2016 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi ka kaluar rreth botës gjegjësisht më shumë se 40 mijë kilometra në ajër, aeroplani solar “Impulse 2” i pilotit të njohur zviceran Bertrand Piccard ka aterruar mbrëmë në tokë.

    Aterrimi është bërë në Abu Dhabi ndërsa ekipi është pritur nga ministrja zvivcerane e ambientit, Doris Leuthard dhe princi Albert i Monakos si dhe nikoqiri, Sultan Bin Ahmed Al Jaber.

    Monakoja dhe Emiratet kanë marrë pjesë krahas Zvicrës në financimin e fluturimit.

    Duke folur për këtë arritje të pilotëve zviceranë, Leuthard ka thënë se “kjo është një super ditë për Zvicrën!”.

    Plot 16 muaj (me ndërprerje) ka zgjatur fluturimi për të cilin nuk është shpenzuar asnjë litër kerozinë. Bashkë me Bertrand Piccard ka qenë edhe kopiloti i tij Andre Broshberg, ndërsa dyshja fluturuese ka pasur një ekip të madh që ka ndihmuar fluturimin.

    FLUTUR

    I entuziazmuar pas aterrimit, piloti dhe aventurieri i madh Piccard ka deklaruar se është shumë i lumtur që ia ka dalë. I gjithë kuptimi i përpjekjeve të tij ka qenë sensibilizimi i njerëzimit për mbrojtjen e ambientit, e në rastin e tij kjo bëhet duke mos shpenzuar lëndë djegëse.

    Afër dy vite më parë, zviceranët kishin prezantuar një aeroplan me energji diellore , i cili për herë të parë do të fluturonte rreth globit pa karburante, me energjinë e diellit.

    Aeroplanit i duheshin pesë ditë dhe pesë net për të fluturuar pa ndërprerë, që mjafton për kaluar Paqësorin ose Oqeanin Atlantik . Aeroplani ka bateri të mira që e ruajnë energjinë nga dielli. Për vitin 2015  qe planifikuar një turne botërore me” Solar Impulse 2 “. Krahët e avionit janë si të një Airbusi A380, por  ai është i lehtë dhe peshon sa një veturë deri 2.400 kg, shkruan albinfo.ch

    Pilotët zviceranë Piccard dhe Borschberg kishin përfunduar me sukses fluturimin e parë mbi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark