×
  • Sport
  • Sport

    Sulejman Mema zbulon prapaskenat: Erion Veliaj më kërcënoi, unë jam me Dukën

    Insajderi
    21 January 2022 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Largimi i Sulejman Memës nga Kryetar i Shoqatës Rajonale të Tiranës ishte lajmi i ditës së sotme.

    Askush s’e kishte pritur që një nga njerëzit që ka dhënë një kontribut të madh në futbollin shqiptar, të largohej para zgjedhjeve të radhës të Asamblesë së Përgjithshme për presidentin e FSHF-së.

    Newsport.al kontaktoi Memën, i cili tregoi se kryebashkiaku Erion Veliaj e ka kërcënuar për letrën e drejtuar ditën e sotme në FIFA. Institucioni i futbollit botëror, asesi nuk lejon përfshirjen e politikës në futboll. Megjithatë për kryetarin Veliaj këëtë do ta zgjidhë organi i drejtësisë.

    – Përshëndetje zoti Mema. Sot kryebashkiaku Veliaj ka postuar një foto ku qëndronit së bashku me të. A mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur?
    Kam pasur një takim ditën e sotme me zotin Veliaj. Kemi folur për situatën aktuale dhe tensionin e krijuar.

    – Po çfarë iu tha konkretisht?
    Më ka thënë që do t’iu çojmë në Prokurori për këto deklarata që keni bërë dhe shkresën e dërguar në FIFA.

    – Po si mund të ndërhyjë politika në futboll?
    Unë i thashë që jemi të gatshëm ta ndjekim këtë çështje në çdo rrugë ligjore.

    – Ndërkohë i keni dhënë fund qëndrimit në krye të Shoqatës Rajonale të Tiranës. Pse ky vendim i juaji në një moment kaq delikat?
    Mua më ka mbaruar mandati si Kryetar i Shoqatës. Do të mblidhemi të bëjmë analizën vjetore.

    – A do të vazhdoni të jeni pjesë e Shoqatës?
    Sigurisht që po! Do të vijoj të jem anëtar i saj.

    – Tension i madh para zgjedhjeve të FSHF-së. Jeni pro apo kundër presidentit Duka?
    Në këto zgjedhje mbështes dhe jam me presidentin Duka. Jam gjithashtu një punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Nga fotoja e postuar në rrjetet sociale të kryebashkiakut, Mema dhe Veliaj shihen të dy duke qeshur, por në fakt takimi nuk ka qenë edhe aq miqësor sa duket.

    Një gjë të tillë e ka zbuluar edhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares U17. I ftuar në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport”, Bulku u shpreh se Mema i kishte dërguar një mesazh duke i thënë që takimi nuk ishte aq miqësor sa duket në foto.

    “Më ka dërguar profesor Mema një mesazh për foton. Më thotë që takimi nuk ka qenë aq miqësor sa duket në foto”. Newsport.al kontaktoi me Memën i cili pohoi se Veliaj në takim i kishte thënë që deklaratat dhe shkresën dërguar FIFA-s do ta çonte në Prokurori pasi sipas tij nuk është bërë asnjë presion ndaj anëtarëve të Shoqatës së Futbollit Tiranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark