×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm me armë zjarri në Austri, dy të vdekur

    Insajderi
    22 May 2016 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona mbeten të vdekur, ndërsa 11 të tjerë u plagosën në një koncert në qytetin perëndimor të Austrisë, Nenzing, kur një i ri armatosur hapi zjarr mbi turmën prej 150 personash.

    Mediat raportojnë se ngjarja u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, ndërsa policia bën me dije se 27-vjeçari pas sulmit është vetëvrarë.

    Mësohet se agresori para incidentit kishte debatuar me një grua në parking, më pas kishte marrë armën në makinën e tij dhe kishte shtënë mbi turmën, pwrcjellw Gazeta Express.

    Pas sulmit, 27 vjeçari është rithyer në parking dhe ka qëlluar veten. Sakaq gruaja që ishte zënë me të ka shpëtuar pa dëmtime.

    Të plagosurit po trajtohen në spital dhe ende nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark