Insajderi
Lajme

Sulm kibernetik ndaj Gazetës Reporteri, AGK: Policia të reagojë urgjent

Insajderi
01 March 2026 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm kibernetik ndaj Gazetës Reporteri, AGK: Policia të reagojë urgjent
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet kibernetike të organizuara ndaj mediave sociale të Gazetës Online Reporteri.net, të cilat kanë ndodhur gjatë 48 orëve të fundit.

Si pasojë e sulmeve, faqja e gazetës Reporteri në Instagram dje ka qëndruar e mbyllur përkohësisht, ndërsa sot edhe faqja në Facebook është jashtë funksionit.

Sipas drejtuesve të mediumit, kërcënimet po vijnë nga një numër telefoni me bazë në Kanada, ndërsa rasti tashmë është raportuar në Policinë e Kosovës.


“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një seri sulmesh të organizuara kibernetike ndaj mediave sociale të medias online, Reporteri.net në 48 orët e fundit. Si pasojë e sulmeve faqet në Instagram (përkohësisht) dhe në Facebook të kësaj media janë mbyllur. Drejtuesit e saj kanë konfirmuar se kërcënimet po vijnë nga një numër telefoni me bazë në Kanada”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja i ka bërë thirrje Njësisë për Krime Kibernetike që të reagojë urgjentisht për identifikimin e autorëve dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore, duke i cilësuar sulmet si përpjekje të papranueshme për cenimin e lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.

“Udhëheqësit e Reporteri.Net tashmë e kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja i bën thirrje Njësitit të Krimeve Kibernetike për reagim urgjent në gjetjen e autorëve të sulmit dhe procedimin me veprime të tjera.
AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Reporterit, që janë përpjekje për cenimin e lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe si të tilla janë të papranueshme”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark