Insajderi
Lajme

Sulm me armë ndaj ekipit të KRU “Mitrovica” gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale, i dyshuari në arrati

Insajderi
29 July 2026 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm me armë ndaj ekipit të KRU “Mitrovica” gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale, i dyshuari në arrati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ekip i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë zjarri teksa po kryente inspektime për zbulimin e lidhjeve ilegale të ujit.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra penale, përfshirë ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës’”, deklaroi Preteni.

Sipas tij, rasti ka ndodhur në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë.

Autoritetet janë duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark