×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi me eksploziv edhe në ambasadë, del dokumenti sekret

    Insajderi
    19 September 2022 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një sulm me eksploziv do të kryhej në ambasadën shqiptare në Athinë. Ngjarja do të ndodhte në prill të vitit 2021, ndërsa të skeduar për këtë ngjarje kriminale janë emrat e 4 personave. Sipas të dhënave ata do të organizonin dhe do të përfundonin sulmin me eksploziv.

    Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret, rezulton që Drejtoria e policisë së Shtetit dhe pikërisht njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA.

    Në këtë letër theksohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.

    Ndryshe Televizioni A2Cnn, në Shqipëri ka publikuar sot një artikull përmes së cilit njofton se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar se ekziston një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

    Pretendohet se sipas këtij plani personi i dyshuar për të kryer vrasjen është Prek Kodra, shtetas shqiptar.

    “Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet”, thuhet në shkrimin e publikuar nga A2Cnn.

    Prek Kodra, siç citohet dokumenti nga A2Cnn, theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark