Insajderi
Lajme

Sulmi në Austri, Osmani: Qëndrojmë pranë popullit austriak gjatë kësaj kohe të dhimbshme

Insajderi
10 June 2025 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi në Austri, Osmani: Qëndrojmë pranë popullit austriak gjatë kësaj kohe të dhimbshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin austriak për viktimat nga të shtënat e sotme në një shkollë në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 10 persona, përfshirë edhe të dyshuarin.

Osmani tha se Kosova qëndron me Austrinë në këtë kohë të dhimbshme, ndërsa uroi për shërim të plotë të të lënduarve nga këto të shtëna. 

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është rrënues. Shkollat ​​duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Me mendje jemi me familjet që humbën kaq herët të dashurit dhe qëndrojmë pranë popullit të Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë për të lënduarit dhe shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në X.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme Dreierschützengasse në qytetin e dytë më të madh të Austrisë rreth orës 10:00 me orën lokale.

Kancelari austriak Christian Stocker i quajti të shtënat një “tragjedi kombëtare” dhe tha se nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin që po ndjen vendi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark