Insajderi
Botë

Sulm në një bar të LGBT-së në Sllovaki, raportohet për dy të vdekur

Insajderi
13 October 2022 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm në një bar të LGBT-së në Sllovaki, raportohet për dy të vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave jashtë një bari të komunitetit LGBT në kryeqytetin sllovak, Bratislavë.

Një i tretë është plagosur në sulm, raportoi BBC.

I armatosuri u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, ka thënë policia.

Nuk dihet motivi i sulmit. Megjithatë, mediat lokale kanë shkruar se ai kishte shkruar në rrjete sociale statuse që tregonin se kishte pikëpamje kundër personave LGBT dhe çifutëve.

I dyshuari është identifikuar nga mediat sllovake edhe si djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë.

Kryeministri Eduard Heger e dënoi sulmin duke thënë se çdo formë e ekstremizmit është e papranueshme. Ndërkohë, presidentja Zuzana Caputova u bëri thirrje politikanëve të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark