×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm në një lokal nate në Norvegji, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

    Insajderi
    25 June 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është futur i armatosur në një lokal nate në Norvegji dhe ka hapur zjarr tek të pranishmit, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe 14 persona të tjerë të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në një klub nate në Oslo të frekuentuar nga homoseksualët, ku po zhvillohet Oslo Pride.

    “Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes. “Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.

    Shkaqet që çuan autorin të kryejë këtë masakër janë ende të paqarta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark