Insajderi
Botë

Sulme vetvrasëse në afërsi të xhamisë së profetit Muhamed në Medinë

Insajderi
04 July 2016 - 19:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre shpërthime në dy qytete të ndryshme kanë ndodhur në Arabinë Saudite, në mbrëmjen e së hënës. Një nga shpërthimet kanë ndodhur afër xhamisë së profetit Muhamed në Medina.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shpërthimi erdhi nga një makinë e parkuar në afërsi të një xhamie, raporton BBC.

Ende nuk dihet për numrin e viktimave por sipas raportimeve janë dhjetra të vdekur, shkruajnë mediat e huaja, njofton Insajderi.

Vala e sulmeve ndaj popullatave myslimane para fundit të Ramazanit përkon me thirrjen e shefit të grupit militant Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, për një valë terrori për të shënuar muajin e shenjtë islamik. /Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark