×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë Kurti i vjen një paralajmërim nga ndërkombëtarët

    Insajderi
    24 January 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Kushtetuese ka qenë cak i sulmeve të Qeverisë Kurti sa herë që interpretueshmëria kushtetuese e tyre ka rënë ndesh me synimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo gjë i ka rënë në sy ndërkombëtarëve.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në njoftimin për takimin me kryetaren e Gjyqtares Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka kërkuar që Kushtetuesja të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni i politikës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është e rëndësishme që pjesëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, ka deklaruar Szunyog në platformën ‘X’.

    Ai në njoftim tutje thotë se të gjitha vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen në plotëni, duke e përmendur edhe atë për Manastirin e Deçanit.     

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sundimi i ligjit “sipas menysë” s’i hap rrugë Kosovës drejt Këshillit të Evropës as BE-së.

    “Ndaj këtu shqetësimin e kolegut tim. Sundimi i ligjit “à la carte” nuk e hap as rrugën drejt
    Këshillit Evropian e as Bashkimin Evropian! Mbështetja e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian është për zemër, por edhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.

    VV’ja ka përdorur çdoherë diskurs kritik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çdo interpretim që s’i ka rënë për shtati kësaj partie politike. Madje, krerë institucionalë e kanë akuzuar opozitën se qëndron pas Kushtetueses. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark