×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmet në Londër u kryen nga 5 persona – dy prej tyre janë vrarë, një i arrestuar

    Insajderi
    04 June 2017 - 02:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grup prej pesë vetash të veshur me xhaketa anti-plumb vozitën një furgon mes turmës së këmbësorëve në Urën e Londrës për të zbritur më pas nga furgoni dhe me thika në duar filluan të therin kalimtar të rastit.

    Ata më pas u ndanë dhe hynë nëpër restorante dhe bare të ndryshme duke therur dhjetëra persona.

    Sipas raporteve të para policore dyshohet për më shumë se një të vdekur dhe më shumë se 20  të lënduar nga therjet me thikë.

    Policia siç raporton BBC deri më tani ka arritur të vrasë dy prej tyre ndërsa ka arritur të arrestoj një tjetër. Por dy prej tyre ende janë në liri dhe po kërkohen nga policia. Ndërkohë është shfaqur edhe një video ku një person me veshje islame shihet teksa i dorëzohet Policisë

    Të pestë personat besohet se kanë qenë të organizuar në tri sulme të ndryshme që ndodhën brenda disa minutave në Londër që kryeministrja britanike e quajti një “sulm potencialisht terrorist”./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark