Insajderi
Lajme

Sulmet nga qentë, QKUK inicion formimin e një shtabi emergjent

Insajderi
30 April 2026 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmet nga qentë, QKUK inicion formimin e një shtabi emergjent
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent në kuadër të QKUK, si reagim ndaj situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit.

Në njoftim shtohet edhe se, qëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve.

“Qëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të masave urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë. Shtabi Emergjent përbëhet nga përfaqësues të strukturave të brendshme të QKUK-së, përfshirë drejtues institucionalë, përfaqësues nga Klinika Emergjente, Zyra Ligjore, si dhe Shërbimi i Sigurimit dhe zjarrfikësve. Në këtë mekanizëm janë përfshirë edhe institucionet relevante jashtë QKUK-së, si Komuna e Prishtinës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Policia e Kosovës, kompania kontraktuese për trajtimin e qenve endacakë, Inspektorati komunal, si dhe organizata të licencuara për mbrojtjen e kafshëve”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark