Insajderi
Botë

Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite

Insajderi
17 October 2026 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, thonë se sulmet ajrore nga Arabia Saudite vranë tre fëmijë në provincën Dhamar, në jugperëndim të Jemenit.

Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga huthët, njoftoi të shtunën se sulmet e një dite më parë goditën shtëpi në fshatin al-Ar, në distriktin Dawran Aness, duke vrarë një fëmijë 8-vjeçar dhe dy fëmijë 10-vjeçarë, si dhe duke plagosur më shumë persona.

Huthët, sipas “The Associated Press”, fajësuan Arabinë Saudite për sulmin, i cili ndodh në një kohë kur janë intensifikuar luftimet mes këtij grupi dhe mbretërisë saudite e aleatëve të saj jemenas. Arabia Saudite nuk dha menjëherë ndonjë koment lidhur me sulmin.

Sipas ministrisë, fëmijët janë pjesë e 124 personave që, sipas huthëve, janë vrarë në territoret e tyre që kur rifilluan luftimet në shtator.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark