×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi i ri në Stamboll, shpërthen vetura-bombë

    Insajderi
    15 November 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë më parë Turqia u trondit nga një sulm i tmerrshëm terrorist në Stamboll dhe sonte pati një të ri.

    Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një makinë bombë.

    Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Fatih të Stambollit.

    Për momentin nuk ka të dhëna për viktima.

    Kujtojmë se policia turke arrestoi një grua, Ahlam Albashir, e dyshuar për vendosjen e bombës në rrugën Istiklal të Stambollit që vrau gjashtë persona të dielën.

    81 persona u plagosën dhe autoritetet e cilësuan shpërthimin si akt terrorist.

    Albashir u regjistrua nga 1200 kamera dhe policia gjurmoi lëvizjet e saj nëpër rrugën e ngarkuar të blerjeve.

    Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se gruaja ishte ulur në një stol në rrugë për më shumë se 40 minuta dhe se shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi ajo u ngrit në këmbë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark