×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi me armë zjarri ndaj diskotekës “Venom” – flet për Insajderin pronari i klubit

    Insajderi
    04 July 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i natës “Venom” i cili ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës, ka qenë cak i një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së dielës. Sulmi ndodhi rreth orës 23:09, jashtë orarit të punës së klubit.

    Për rastin Gazeta Insajderi ka folur me pronarin e klubit, Lekë Duhanaj i cili konfirmoi se biznesi i tij është sulmuar nga persona të pa njohur për atë.

    Duke mos dhënë shumë detaje, Duhanaj u shpreh pavarësisht rastit mbrëmjet do të vazhdojnë të mbahen.

    “Po është e vërtetë që ka ndodhë sulmi, ka ndodh rreth orës 23:09. Kemi marrë masa, ndonjë detaj të ri s’kemi. Policia është duke u marrë me rastin. Ndejat kanë me vazhdu me u mbajtë njësojë”, tha ai për Insajderin.

    Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës për të kuptuar më shumë rreth rastit, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

    Në media është raportuar se personat që kanë shtënë në drejtim të “Venom”, kanë qenë duke lëvizur me motoçikleta.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark