×
Insajderi

Sulmi ndaj kameramanit të Insajderit – AGK`ja kërkon nga policia ta hetojë me urgjencë rastin

Insajderi
17 November 2022 - 12:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

AGK-ja e dënon ashpër sulmin ndaj kamermanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji që ka ndodhur para një ore në veri të Mitrovicës.

Muji është sulmuar nga bandat serbe në derisa ishte duke xhiruar rastin e rrahjes të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës, njofton Insajderi.

AGK ka kërkuar nga policia që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës.

“Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision”.

“Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës”.

“AGK-ja shpreh shqetësim dhe tronditje me sulmin, njëherësh e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark