Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik ndaj dy kosovarëve në veri të Mitrovicës.
Njëri nga personat e sulmuar është kameraman i Gazetës Insajderi, Jetmir Muji.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Veri ka thënë për Insajderin se ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me sulmin.
Ai thotë se janë sulmuar dy persona, një kameraman dhe një kosovar tjetër.
“Jemi në fazën kur po mbledhim informacionet. Është sulmuar një gazetar dhe një djalë i ri që ka ndodhur”, tha ai.
Ngjarja ka ndodhur derisa kameramani, Muji ka qenë duke xhiruar në pjesën veriore të Mitrovicës.