×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulmi ndaj kameramanit të Insajderit, reagon partia e Jabllanoviqit

    Insajderi
    17 November 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia e Serbëve të Kosovës, me kryetar Aleksandar Jabllanoviq ka reaguar pas sulmit ndaj kameramanit të Insajderit, Jetmir Muji në veri të Mitrovicës.

    Kjo parti ka thënë se ky rast tregon se sa e rrezikshme dhe destruktive është politika e Listës Serbe.

    “Sulmi i fundit ndaj gazetarit të portalit “Insajderi” Jetmir Muja nga grupet kriminale të kontrolluara nga “Lista Srpska”, na tregon se sa e rrezikshme dhe destruktive është politika e Listës Serbe dhe çfarë efekti real në terren e arrijnë gënjeshtrat e vazhdueshme dhe tensionet artificiale me të cilat mashtrohen dhe mbahen në vakum sigurie populli në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie, përcjell Insajderi.

    Partia e Jabllanoviqit thekson se pas këtij sulmi qëndrojnë ata që duan të thonë se kanë mbështetjen e 99% të serbëve.

    “Ne jemi dakord me deklaratat e tyre dhe u themi se 99% e përgjegjësisë për gjithçka që ndodh në veri është përgjegjësi e tyre. Nga EULEX, KFOR dhe Policia kërkojmë reagim të shpejtë dhe arrestimin e sulmuesve. Gazetarit të sulmuar i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë me shpresën se një ditë dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë terror që u bëhet njerëzve normalë që thjesht po bëjnë punën e tyre dhe mendojnë pak më ndryshe se Lista Serbe dhe pasuesit e saj”, përfundon reagimi i partisë së Serbëve të Kosovës. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark