×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi ndaj kameramanit të Insajderit në veri, policia interviston një person

    Insajderi
    03 January 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka marrë në pyetje një qytetar serb për rastin e sulmit ndaj një kameramanit të Insajderit Jetmir Mujii dy muaj më parë në veri të vendit.

    Policia ka ndaluar një person në Jarinje kështu ka konifrmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Sot, me datën 03.01.2023, zyrtarët policorë kanë intervistuar një person mashkull kosovar (I.M.), pasi i njejti dyshohej për përfshirje në një rast të mëhershëm. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave policore, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, tha Kelani.

    Po ashtu, për këtë rast për Kossevin ka folur edhe avokati i të ndaluarit Nebojsha Vlajiq, i cili ka thënë se ai ishte ndaluar nga autoritetet kosovare derisa ishte duke shkuar për Beograd.

    Vlajiq ka pretenduar se autoritetet e Kosovës pa bazë e lidhin atë me sulmin ndaj një gazetari shqiptar që ndodhi dy muaj më parë në afërsi të Krashit në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai thotë se në lidhje me këtë rast e kanë marrë në pyetje policët.

    “Ai nuk ka asnjë lidhje me atë rast”, tha Vlajiq, duke shtuar se deklarata e klientit të tij është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë provë që mund të tregojë këtë.

    Vlajiq ka thënë për portalin se prokurori ka thënë se rasti është duke kaluar në procedurë të rregullt dhe se I.M pas marrjes në pyetje është liruar dhe më pas ka vazhduar rrugën.

    Kameramani u sulmua në nëntor të 2022-ës.

    Jetmir Muji ishte sulmuar në Mitrovicën e Veriut nga serbët në atë pjesë, derisa ishte duke xhiruar.

    Sipas policisë, një nxënës shqiptar i shkollës së mesme ishte sulmuar nga serbët në veri, pasi bashkë me tetë nxënës tjerë kishin qenë kanë shkuar për të shëtitur te lokacioni Kodra e Minatorëve që gjendet në zonën e përgjegjësisë së Mitrovicës Veri.

    Sipas Policisë nxënësit kanë qenë gjatë tërë kohës nën vëzhgim, nga të dyshuarit të cilët pastaj edhe e sulojnë njërin nga ta, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark