×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi ndaj Vullnet Krasniqit, reagon Konjufca

    Insajderi
    11 August 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit Arbër Latifi.

    Krasniqi dhe Latifi u sulmuan gjatë protestës kundër festivalit “DokuFest” në Prizren ku po raportonin nga vendi i ngjarjes.

    Konjufca tha se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranueshme.

    “Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri”, ka shkruar ai.

    Konjufca foli edhe për rolin e medias, ndërsa i bëri thirrje organeve të rendit që të hetojnë rastin.

    “Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike. Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave të tyre përkatëse”.

    Për sulmin ndaj ekipit të Nacionales sot në protestën kundër Dokufestit në Prizren është arrestuar një person.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark