×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmi në Londër rritë prezencën e policëve rreth xhamive

    Insajderi
    19 June 2017 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, me rastin e sulmit terrorist ndaj një xhamie në Londër, ka thënë se do të ketë më shumë policë përreth xhamive dhe vendeve të lutjes në Londër përgjatë ditëve të ardhshme.

    Khan tha se ka pasur ngritje në krimin urryes islamofobik, sidomos pas sulmit terrorist në Urën e Londrës.

    Kryetari i Londrës thotë se njerëzit e të gjitha besimeve dhe asnjëri, “të pasur apo të varfër, të vjetër apo të rinj, duhet të pranohesh për atë që je këtu në Londër”.

    Një makinë ka goditur këmbësorët në parkun Finsbury, pranë një xhamie, në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

    Sulmi pak qaste më vonë është deklaruar sulm terrorist, me motive islamofobe.

    Një dëshmitar i ngjarjes, ka thënë për BBC se makina është ngarë nga një person i cili kishte thirrur: “Unë dua të vras të gjithë myslimanët”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark