Policia ka njoftuar se një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dje tre zyrtarë policorë të cilët ndodheshin në asistencë të zyrtarëve të ATK-së gjatë kontrollit të një lokali në Zubin Potok.
Sipas raportit 24-orësh, tre zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e sulmit,
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në asistencë të zyrtarëve të ATK-së duke kontrolluar një lokal. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, njoftoj policia.