×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmohet ‘brutalisht’ ekipa e “KB Peja” nga zyrtari policor, ish-kryetari i klubit rrëfen ngjarjen për Insajderin

    Insajderi
    18 May 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipa e basketbollit “KB Peja”, në datën e katër majit ishte përballur me një sulm fizik nga një zyrtar policor i Kosovës. Siç ka rrëfyer ish-kryetari i Klubit Peja, Art Gashi, kur ishte mbajtur ndeshja e parë mes Trepçës dhe Pejës, gjatë kohës kur lojtarët ishin në zhveshtore, Agim Smakolli, zyrtar i Policisë ka sulmuar fizikisht ekipën e Pejës, e mandej duke iu vërsulur kryetarit të klubit Arti Gashit.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Art Gashi tregoi ngjarjen se si polici i kishte sulmuar, duke mos e ditur arsyen.

    Me 4 maj ka ndodh ngjarja kur ka qene ndeshja e parë në Mitrovicë. Pas përfundimit të ndeshjes policia speciale më duket e udhëhequr prej personit në fjalë Agim Smakolli, janë kanë tepër brutal ndaj ekipës në koridorin që dërgon te zhveshtoret që është totalisht e ndaluar me bisedu apo me preke lojtarin apo diçka tjetër, lojtari është akteri kryesor i ndeshjes. Polici u sjell në menyrën ma arrogante me ekipën, tu e shty qe me hy ne zhveshtore, gjë qe unë kom reagu, asnjë fjale te keqe s’ja kom than”, tregoi Arti.

    Tutje ai tha se Polici në fjalë jo vetëm që e ka sulmuar, por edhe e ka kërcënuar, derisa shtoi se rastin e kanë paraqitur në Polici por që prej asaj dite nuk kanë marrë asnjë informacion lidhur me rastin.

    Polici në fjalë me ka kape shume dhunshëm për trupi madje edhe më ka kërcënu qe mundet me na godite. As nuk kemi reagu keq, te njëjtin e kemi raportu ne inspektoriat edhe e kom jap deklaratën me policinë e Pejës. Nuk kam asnje informacion se çka ka ndodh me policin as nuk kane thirre më për deklaratë as kurgjo hiç”, ish-kryetari i Klubit Peja, Art Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark