Insajderi
Shqipëri/Rajon

Sulmohet fizikisht analisti: Dy persona më goditën sa dola nga shtëpia

Insajderi
01 July 2026 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohet fizikisht analisti: Dy persona më goditën sa dola nga shtëpia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Ilir Demaliaj është sulmuar fizikisht ditën e sotme në Tiranë.

Ai ka sqaruar se është dhunuar sapo ka dalë nga shtëpia nga dy persona të cilët e goditën me grushte.

“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë.

Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten.

Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, u shpreh Demaliaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark