×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet me armë shoferi i Ministrisë së Punëve të Brendshme

    Insajderi
    04 March 2016 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I plagosuri me armë zjarri, Viljon Sakollari është i moshës 37-vjeçare dhe me detyrë shofer te parku i Ministrisë së Brendshme. Ai është transportuar menjëherë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit, raporton Top Channel.

    Dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat, pasi autori/autorët i kishin zënë pritë te hyrja e pallatit ku banon, duke e qëlluar me 3 plumba në bark dhe në kraharor. Nga burime spitalore mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe ka kaluar tashmë te Spitali i Traumës.

    Ndërkohë, në vendin e këtij krimi ka shkuar edhe një grup hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe mësimin e rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark