×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmohet një punonjës i Spitalit të Pejës

    Insajderi
    20 June 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Pejё njofton se me datё 19.06.2023, rreth orёs 22:35, nё rrugën “Nёna Terezë” nё Pejё konkretisht nё spitalin rajonal nё Pejё ka ndodhur njё incident.

    “Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar viktimën e rastit i cili deklaron se njё person i dyshuar fillimisht ka goditur ulёset nё repartin e radiologjisë e mё pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjёs i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekёsor”.

    Sipas policisë i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intensive tё hetuesve  tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 20.06.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar.

    I dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orёsh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark