×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmohet punëtori i një kafiterie në Dardani

    Insajderi
    06 May 2024 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor i një kafiterie në lagjen “Dardania” në Prishtinë është sulmuar mëngjesin e së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku ka njoftuar edhe për arrestimin e sulmuesit të dyshuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    I njëjti më pas është dërguar në mbajtje, sipas policisë.

    “Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e  punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.  Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark