Insajderi
Lajme

Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë

Insajderi
10 October 2023 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të hënën në Gjakovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se tashmë ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“09.10.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘sulm seksual’, ku viktima e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Elezaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark