Një femër ka raportuar në polici se një femër tjetër kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shkuar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00, në Podujevë dhe është cilësuar si “Sulm seksual”.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit, i cili është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.