Sipas “L’Équipe”, qendërmbrojtësi francez, Mamadou Sakho, u përjashtua këtë të mërkurë nga Montpellier pas sulmit ndaj trajnerit Michel Der Zakarian.
Për shkak të agresionit të ndodhur pas stërvitjes së djeshme, drejtuesit e skuadrës së renditur e 14-të në Ligue 1 vendosi të nisë një hetim të brendshëm, me synimin për të dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe për të konstatuar saktësinë e fakteve. Sakho do të dëgjohet javën e ardhshme, por vendimi i skuadrës franceze për pezullimin e lojtarit tashmë është marrë.
Mamadou Sakho, ish-futbollist i Liverpoolit, dyshohet se sulmoi trajnerin në dhomën e zhveshjes pas stërvitjes.
Paraditen e kësaj të mërkure, Montpellier njoftoi pezullimin e tij, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë as të futet në ambientet e klubit.
Nisur nga ajo që ndodhi, tifozët vendosën një pankartë në hyrje të qendrës stërvitore mëngjesin e sotëm, ku ofenduan lojtarin Sakho dhe familjen e tij, duke i kërkuar që të largoheshin nga Montpellier, por ajo u hoq shpejt nga skuadra franceze. /ss/