Policia ka njoftuar se një zyrtar policor është sulmuar në Istog.
Rasti kishte ndodhur pasi policia ka ndaluar të dyshuarin dhe i kishte gjetur në veturë fishekë.
Pasi i dyshuari tentoi të shmangë kontrollin e mëtejshëm, ai e goditi zyrtarin policor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë veturën dhe dokumentet personale në mal.
“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore. Gjatë kontrollit të dyshuarit i gjenden dy fishekë, ku pas gjetjes së tyre, i dyshuari që t’i shmanget kontrollit të mëtutjeshëm e godet zyrtarin policor dhe krijon hapësirë që të ikë nga vendi i ngjarjes. I dyshuari futet në mal, duke e lënë veturën dhe dokumentet personale. Me pas i dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njoftoj policia.