×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmuan policët, arrestohen tre persona në Prishtinë

    Insajderi
    17 February 2024 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, pasi që kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

    Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

    Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar policët, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. 

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë zyrtarë policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.  Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit  pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark