×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sulmuesi italian sfidon Ibrën, rinovon kontratën në moshën 40-vjeçare

    Insajderi
    26 June 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fabio Quagliarella nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi italian, ndonëse në janar do të festojë ditëlindjen e 40-ë, është vetëm një hap larg rinovimit me Sampdorian.

    Marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe që në fillim të javës pritet të vijë zyrtarizimi, me Quagliarellën që do të jetë sërish në dispozicion të Giampaolos, gati për të dërguar topin në rrjetë.

    Quagliarella do të nisë sezonin e 7 radhazi me klubin gjenovez, teksa në 6 të kaluarit numëron 229 ndeshje dhe 91 gola të shënuar.

    Sulmuesi italian i bën në këtë mënyrë kërshëri Ibrës, që ndonëse po shkon drejt ditëlindjes së 42-të, është pranë rinovimit me Milanin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark