×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi i kombëtares realizon supergol në Zvicër [video]

    Insajderi
    26 February 2017 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre gola në tre ndeshjet e fundit radhazi. Çfarë mund të kërkohet më shumë nga Armando Sadiku, i cili është kthyer brenda pak javësh në liderin e Luganos dhe po gjen me rregullsi rrjetën për të larguar sa më shpejt skuadrën e drejtuar nga Paolo Tramexani nga zona e ftohtë e klasifikimit.

    Nëse një javë më parë goli i tij kishte vlerën e vetëm një pike në barazimin 1-1 ndaj Vaduzit, sot Sadiku ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj St. Galen, për të vazhduar ngjitjen në tabelën e klasifikimti të skuadrës së tij.

    Ishte një gol mjeshtëror nga sulmuesi, i cili u rrotullua në hyrje të zonës kundërshtare duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme me të majtën që rezultoi vendimtare për fatin e ndeshjes.

    Videoja është e disponueshme vetëm në versionin ‘web’ të Gazetës Online Insajderi:

    http://www.dailymotion.com/video/x5dadnu_armando-sadiku-st-gallen-0-1-lugano-26-02-2017_sport

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark