Giacomo Vrioni u transferua gjatë kësaj merkatoje në MLS, teksa zgjodhi të mbajë veshur fanellën e New England Revolution.
Për sulmuesin e kombëtares ka ardhur edhe debutimi i tij në kampionatin amerikan, teksa ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 55-të të takimit.
Në momentin që Vrioni bëhet gati për të hyrë në fushën e lojës, tifozët e pranishëm në stadium u ngritën në këmbë duke duartrokitur, një shenjë mirëseardhje për sulmuesin shqiptar.
Miqtë dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes, por New England Revolution kishte shansin e madh në minutën e 3 të shtesës.
Xhakomo Vrioni del i vetëm para portierit dhe e dërgon topin jashtë. Sulmuesi nuk i besoi syve dhe menjëherë shtrihet në tokë mes shokimi për atë që ndodhi e shpërdoroi.
Sfida mes New England Revolution dhe Toronto u mbyll në një barazim pa gola, ku në të cilën u aktivizuan dhe Lorenzo Insigne e Frederico Bernardeski, me këtë të fundit që ka qenë shok i Vrionit te Juventusi.