×
Show

Supë me brokoli

Insajderi
24 March 2016 - 11:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në librat e recetave ekzistojnë shumë mënyra të përgatitjes së supës.  Dhe supa është e pranishme në tavolinat tona për shkak se përgatitet lehtë dhe është e shëndetshme.

Një supë e tillë është edhe kjo që përgatitet me brokoli.

Për të përgatitur këtë supë është e nevojshme të keni:  supë të gatshme, 250 ml ujë, 400gr brokoli, një filxhan fasule të konservuar dhe gjysmë lugë kripë.

Për përgatitjen e kësaj recete në fillim fusim të vlojë supa e gatshme, më pas shtojmë brokolin e imët dhe e ziejmë derisa ai të zbutet.  Pasi këto dy masa janë bërë bashkë, në enë hedhim dhe fasulet e konservuara, shkruan kuzhinashqiptare.net

I lëmë për disa minuta të ziejnë më pas kjo supë është gati, që nuk është vetëm një supë dietale, por dhe shumë e shëndetshme për trupin tonë./Insajderi,com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark